Një i ri shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Francë. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, Roland Aliu, mbrëmjen e së mërkurës ka rrezikuar jetën për të shpëtuar një 8-vjeçar.
Ai ka guzuar edhe është futur mes flakëve për t’i ardhur në ndihmë një 8-vjeçar, akt ky që është përshëndetur edhe nga banorët e rrethit të Trois Cités de Poitiers.
Veprimi i të riut shqiptra, ka bërë bujë edhe në mediat sociale, kjo pasi atij i ishtë refuzuar vahzdimisht leja e qendrimit atje, vendim ky të cilin banorët nuk e kuptojnë. Kjo pasi ai është i përfshirë me Restos du Coeur dhe komitetin e lagjes Trois Cités.