FOTO&VIDEO

IDF shkatërron tunelin nëntokësor 140 metra të Hezbollahut me mbi 20 ton eksploziv

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë shkatërruar një tunel nëntokësor të Hezbollahut me gjatësi mbi 140 metra, në një operacion të zhvilluar në jug të Libanit.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është kryer mëngjesin e së enjtes nga forcat e Brigadës 226 të Komandës së Operacioneve Speciale dhe njësia inxhinierike elitare Yahalom, nën drejtimin e Divizionit 146. Për shkatërrimin e tunelit janë përdorur më shumë se 24 ton eksplozivë.

Tuneli ndodhej në zonën Ras Bintha dhe sipas IDF-së, brenda tij janë zbuluar ambiente të përdorura për qëndrim dhe organizim, boshte operative si dhe një sasi e konsiderueshme armësh.

Autoritetet ushtarake izraelite theksojnë se struktura është përdorur së fundmi nga anëtarë të Hezbollahut për të avancuar plane të karakterit ushtarak.

Po ashtu, në 24 orët e fundit, Forcat Ajrore të Izraelit kanë kryer një sërë sulmesh ndaj objektivave të Hezbollahut, duke goditur luftëtarë të organizatës si dhe infrastrukturën e saj, në koordinim me forcat tokësore në terren.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago