Eurodeputetët janë shqetësuar nga situata me mosmenaxhimin si duhet të mbetjeve. Rasti i transferimit në rrugë detare drejt Kroacisë të mbeturinave shqiptare ka ngritur shqetësim në Bruksel.
“Shqipëria duhet që të bëjë shumë më tepër në shpëtimin e natyrës, në menaxhimin e mbeturinave, riciklimin, ndoshta duke krijuar një sistem depozitimi për shishet e pijeve. Gjithsesi, jam shumë optimist për ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë. Ky vend ka një perspektivë të qartë, ndaj po bën përpjekje për të ecur më shpejt“, u shpreh Sebastian Everding, eurodeputet.
Eurodeputeti gjerman është optimist për anëtarësimin e Shqipërisë para vitit 2030 në BE.
“Po, kjo është e mundur, por duhet të përshpejtoni pak më shumë reformat e kërkuara, sidomos në çështjet mjedisore. Po kryhen reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, por Shqipëria duhet që të luftojë fort kundër korrupsionit, ndaj duhet vlerësuar në këtë drejtim puna e SPAK-ut“, shtoi eurodeputeti.
Viti 2025 shënoi përparimin më të madh të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së, duke ecur në procesin e negociatave të anëtarësimit me një ritëm të paparë, duke hapur të gjashtë grupet e negociatave në pak më shumë se një vit.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…