iktimat e tragjedisë në liqenin e Banjës në Gramsh

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, ka siguruar fotot e 4 viktimave që humbën jetën ditën e djeshme në liqenin e hidrocentralit të Banjës.

Arben Zogu, 46 vjeç, dy djemtë e tij, Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, si dhe kushëriri e tyre Melis Zogu, 20 vjeç u futën në ujë për t’u larë, por nuk arritën të dilnin dot.

Policia dyshon se njëri prej tyre ka qenë duke u mbytur dhe për këtë arsye kanë shkuar njëri pas tjetrit për t’i dhënë ndihmë, por nuk kanë mundur. Për pasojë kanë tërhequr njëri-tjetrin poshtë.