LAJME

Skandali me fotot nga shtrati të Ana Lleshit, Gjykata dënon me burg Arjon Lulin

Arjon Luli është një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, që u përjashtua nga emisioni për shkak se postoi në rrjetet sociale një fotografi me Ana Lleshin, teksa kjo e fundit ishte në gjumë.

Ana menjëherë bëri një padi kundër Arjonit, i cili dukej se nuk ishte aspak i shqetësuar për veprimin që kishte bërë. Por Arjon Luli është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa çështja ndodhet tashmë në Apel. E dëmtuara ka pretenduar se është shantazhuar nga Luli përmes një fotoje që ai ia kishte bërë asaj në banesën e tij, teksa ajo flinte gjumë.

Sipas dokumenteve në dosje, në denoncimin e bërë më datën 8 dhjetor të vitit 2020, Diana Lleshi ka kallëzuar se është njohur më Arjonin gjatë një emisioni dashurie.

Një natë Arjoni i cili jeton në afërsi të vilave gjermane ishte ndjerë pa qef dhe ka telefonuar Dianën, duke i kërkuar ndihmë për të ia sjellë disa ilaçe në banesë.

Por sipas deklarimeve duke qenë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto.

Këtë imazh Arjoni e ka përdorur në formë shantazhi duke i kërkuar Dianës që nëse nuk vepron siç do ai, atëherë fotoja do të publikohej.

Gjatë deklarimeve të dhëna pas denoncimit, Diana Lleshi ka pretenduar se për një periudhë kohe gjatë pjesëmarrjes në emision, nuk kishte vendosur ta zgjidhte Arjonin në takime, çka e ka nervozuar këtë të fundit.

Denoncuesja ka shpjeguar se edhe pse Arjoni e kërcënonte shpesh, ajo nuk i ka bërë kallëzim pasi e preferonte. Por pas publikimit të fotos e dëmtuara i është drejtuar policisë, pasi për një periudhë 7 mujore është ndjerë e shantazhuar dhe e kërcënuar dhe për më tepër është përjashtuar nga emisioni.

Më tej Diana Lleshi shton se prej postimit të fotos ka marrë mjekime me psikolog e po ashtu ka mbyllur edhe biznesin e saj. Dënimin me 6 muaj burg Arjon Luli e ka apeluar në gjykatën e Apelit, ku kërkon pafajësi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago