Lindur më 1974 nga babai mysliman sirian dhe nëna e krishterë finlandeze, Sherin Khankan, gruaja e parë imame e Danimarkës erdhi në këtë botë në një vend ku u takuan kulturat e ndryshme.
Më 2016, bashkë me një grup akademikësh myslimanë, ajo themeloi Xhaminë Mariam në Kopenhagë, kryeqytet i Danimarkës. Dhe kjo do të bëhej xhamia e parë që do të udhëhiqej prej grave në Evropë.
Si nisi
“Gjithçka nisi me një zë njerëzor”, ka deklaruar ajo në një rrëfim për televizionin Al-Jazeera. “Në fakt ishte një skllav i zi ai që kishte thirrur ezanin e parë që myslimanët të lidheshin në namaz, dhe kjo ishte një mrekulli duke pasur parasysh trajtimin e njerëzve të zinj atëherë – dhe tani”.
Ajo ngulmon se reforma nuk është diçka e re në islam. Madje këmbëngul se reforma gjithnjë ka qenë pjesë integrale e fesë islame. “Ne e rilexojmë Kuranin me fokus në barazinë gjinore. Institucionet fetare janë patriarkale, kështu që ne mundohemi dhe sfidojmë strukturën përbrenda”.
Xhamia e drejtuar prej saj ka tri misione qendrore: Avokimin për të drejtën e gruas për të qenë imame; promovimin e së drejtës së martesës ndërfetare dhe mbështetjen e së drejtës së shkurorëzimit. Prej hapjes, pesëdhjetë martesa janë celebruar në xhaminë e imames. Dhe më shumë se gjysma prej tyre kanë qenë martesa të çifteve të feve të ndryshme, tregon ajo.
“Ne e kuptuam shumë shpejt se një prej dilemave më të mëdha akute të kohës sonë në mesin e rinisë myslimane është çështja që lidhet me martesat e çifteve me fe të ndryshme”, ka thënë Khankan.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…