Fushata zgjedhore ka hyrë në javën e fundit, duke rritur intensitetin e aktiviteteve politike në gjithë territorin e Kosovës.
Një tjetër incident u regjistrua në Skenderaj, ku një poster i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, është djegur.
Sipas zyrtarëve të LVV-së, posteri i Kurtit është djegur me benzinë. Të njëjtit kanë publikuar edhe video ku shihet personi teksa del nga vetura dhe i vë flakën posterit.
Zyrtarët e LVV-së, kanë kërkuar që Policia e Kosovës dhe vëzhguesit vendorë e të huaj të ndërmarrin hapa për të ndaluar presionin ndaj qytetarëve që shprehin bindjet e tyre politike.
Madje zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka ka fajësuar PDK-në për këtë akt.
“Kësaj radhe qenka djegë me benzinë baneri i Kryeministrit në Skenderaj. Sigurisht, PDK mundet ma mire”, ka shkruar Manxhuka.
Kujtojmë se një javë më parë LVV ishte sulmuar me fishekzjarrë dhe mjete piroteknike pikërisht gjatë një tubimi që po mbante kjo parti në Skenderaj.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…