LAJME

Incidenti me Erion Isain në Kolonjë, kandidati i PD sqaron ngjarjen: Nuk u godit në prezencën time, tentuan të më godasin

Kandidati i PD-së Et’hem Lumani në Kolonjë ka sqaruar incidentin e shënuar mbrëmjen e djeshme, ku u godit pranë fshatit Qinam rivali i tij në garë nga kapim socialist Erion IOsai. Në një deklaratë, Lumani thotë se ngjarje interpretohet në forma të ndryshme. Sipas tij Isai dhe kreu i Partisë Socialiste po bënin fushatë në ditën e heshtjes zgjedhore, për të cilën ka njoftuar edhe shefin e komisariatit. Ai thotë se ka shkuar vetë për të shuar sherrin, por është përballur me tentativë dhunë nga ana e Isait, kreut socialist dhe shoqëruesit. Ai thekson se kandidati Isai nuk është goditur në prezencë të tij.

“Kam bërë fushatë modeste, të shkëlqyer, pa asnjë problem. Dje ishte heshtje elektorale. Mbrëmë  rivali im ka qenë për fushatë bashkë me kreun e PS-së dhe një grup shoqëruesish në fshatin në Qafëzez. Ata personat që më kanë informuar ka qenë kreu i qendrës së votimit. Më ka thënë që këtu ka ardhur kryetari i Partisë Socialiste. Kam marrë në telefon shefin e komisariatit dhe i kam thënë që sot është heshtje elektorale dhe i kam thënë; urgjentisht se sot është heshtje elektorale të lutem që të mos ndodhë asnjë aksident të vini sa më parë. Kishte ikur me shpejtësi nga Qafëzez. Djemtë në QV në Qinam e kishin lajmëruar dhe kam ikur unë përpara shefit të komsaraitit. Unë shkova dhe shova sherrin se mund të ishte shumë më i madh. Kanë tentuar të më godasin, edhe kryetari i Partisë Socialiste edhe kandidati edhe bodyguard. Jam kandidat, jam babai juaj u kam thënë rrini të qetë se po vjen shefi i komisariatit dhe në sy të shefit njëri nga ata ka tentuar të me godasë. Tani interpretohet në formë të ndryshme. Kjo është poshtërsi ndaj një personi që po bën një fushatë të qetë. Unë u bëj thirrje të shkojnë të votojnë.

Erion Isai i ka bërë ato shenja para se të vija unë, ky është grindur me këta njerëz prandaj mund të ketë ndonjë shenjë. Nuk e di unë, unë kam vajtur dhe kam shuar sherrin. Personi është anëtar i KZAZ nga koalicioni “Bashkë fitojmë” 2 -3 minuta para meje. Erion Isai nuk është goditur në prezencën time, por është ruajtur nga unë.  Këta kanë të gjithë unë jam vetëm këtu”.

Kandidati i PD-së Et’hem Lumani në Kolonjë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

8 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

9 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

9 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

15 orë ago