Infektohet predikuesi mysliman që e quajti koronavirusin “ndëshkim i Allahut”

Një studiues islamik me bazë në Iran është infektuar me koronavirus vetëm pak ditë pasi e quajti pandeminë si “një ndëshkim i Allahut ndaj kinezëve”.

Në 28 shkurt, predikuesi shia, Hadi Al-Modarresi tha se koronavirusi ishte një ndëshkim i Allahut për mënyrën se si kinezët kanë trajtuar ujgurët myslimanë.

“Është e qartë që përhapja e virusit është akt i Allahut. Si e dimë ne këtë? Filloi të përhapet në Kinë, një vend i lashtë, popullsia e të cilit përbën një të shtatën e njerëzimit. Autoritetet në atë vend janë tiranikë, ata vendosën në arrest shtëpiak më shumë se një milion myslimanë.

Islami i ndaloi njerëzit të hanin insekte, por [kinezët] talleshin me këtë çështje”, tha ai.

Megjithatë vetëm pak ditë më pas, ai u shfaq me maskë në fytyrë, duke thënë se ishte prekur nga koronavirusi.

Në videon e postuar në twitter, pas lutjes shkruhet se shëndeti i Hadi Al-Modarresi është përmirësuar ndjeshëm falë Zotit.