FOTO&VIDEO

Inxhinierja Bozo tre këshilla për rindërtimin e Shqipërisë! Rama: Ti jep siguri, na duhet ndihma jote

Figura e saj në ekranet televizive, pas tërmetit shkatërrues, jepte siguri. Një zonjë me flokët e bardha që tregonin vitet që mbarte mbi supe dhe eskperiencën, u bë figura më e dashur në këtë periudhë pos- tërmeti, ku të gjithë njerëzit ishin në panik. Bëhet fjalë për inxhinieren Luljeta Bozo, e cila ka dhënë këshillat e saj të vyera. Ajo sot ka qenë e ftuara e kryeministrit Edi Rama në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për punën e saj gjatë këtyre 9 ditëve. Kreu i qeverisë, për shkak të profesionalizmit të treguar, edhe pse puna e saj ishte e njohur, i kërkoi ndihmë për Paketën e Standardeve të Riparimeve.

“Jeni angazhuar dhe ju duket sikur ky profesion ju ka rinuar dhe do ishte shumë pozitive nëse ju do na ofronit ndihmë për Paketën e Standarteve të Riparimeve. Duam që t’i bëjmë vetë, në ato raste kur kompanitë do i marrin përsipër. Jeni një burim sigurie për njerezit. Aty ku janë dëmtuar elementët strukturor nuk do i hyjmë procesit të rikonstruktimit. Ku është prekur struktura do e shembin”, tha Rama.

Bozo u tregua e gatshme të merrte përsipër këtë detyrë, teksa nuk nguroi të jepte edhe dy-tre këshilla të saj, jo vetëm se si mund të kalohet kjo situatë, por edhe për të ardhmen, teksa bëri edhe një sugjerim me shumë vlerë.

“Patjetër! Të thuash që është e pabanueshme, duhet të sqarohet që është përkohësisht. Në këto ekipe që shkojnë angazhoni inxhinier me përvojë, se ka shumë të tillë. Duhet të jenë patjetër në ekipet e vlerësimit. Kishte çarje, por ajo çarje riparohet menjëherë. Nuk duhet të thoni e pabanueshme, se e pabanueshme do të thotë që duhet t’i vini dinamitin. E dyta, që e kam me shumë merak. Duhet një platformë si do organizuar ndërtimit. Si mendojmë ne në të ardhmen, si të rregullojmë dhe organizojmë ndërtimin. Do ndërtohen qendra të reja ndërtimi. Kemi pasur disa probleme që janë shkelur, që nga planifikimi kuturu”, tha Bozo.

Nga ana tjetër, duke u ndalur tek përgjegjësitë, kreu i qeverisë vuri theksin në ashpërsim të ligjit për ndërtuesit.

“Janë disa godina të ndërtuara nga kompanitë. Ka pasur strukturën, tek muret kanë bërë gjëra qesharake. S’ka asnjë të dënuar për cenim të lejes së ndërtimit, e dyta arkitekti dhe inxhinieri duhet të bëhen persona përgjegjës që kur pronari i thotë që ma bëj këtë jashtë lejes, do të thonë ose duhet të mbajnë përgjegjësi do ta rëndojmë pjesë si dhe duhet të bëjmë pastrim me licencat”, tha kryeministri.

Në përfundim të këtij takim i cili zgjati për rreth disa minuta, u ra dakord që inxhinierja do të mbajë në ditët në vijim një konferencë ku do të shpjegojë me shembuj konkretë, rastet kur një banesë shpallet e banueshme dhe kur duhet shembur.

“Do të bëjmë një konferencë publik,e ku mund të jepni disa shembuj që se cila është banesë e banueshme ose jo”, tha Rama, për të cilën gjeti një dakordësi edhe nga ana e inxhinieres.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

11 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

21 orë ago