Irani kërcënon Lindjen e Mesme me shkatërrim. Garda Revolucionare ka paralajmëruar edhe një herë me hakmarrje të ashpra nëse objektet e tyre energjetike bombardohen.
Reagimi i tyre vjen pas ultimatumit të presidentit amerikan, Donald Trump, se kanë 48 orë kohë për të rihapur Hormuzin, ose në të kundërt do të sulmohen impiantet bërthamore.
Këshilli i Mbrojtjes i Iranit ka kërcënuar të vendosë mina për të bllokuar të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e Iranit, raportuan mediat shtetërore. “E vetmja mënyrë për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit për vendet jo-ndërluftuese është koordinimi me Iranin”, thuhet në deklaratën e organit të sigurisë të nivelit të lartë, sipas agjencisë gjysmëzyrtare Fars News.
Lufta në Lindjen e Mesme mund ta çojë botën drejt përballjes me “krizën më të keqe energjetike në dekada”, tha Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, duke e quajtur situatën “shumë serioze”.
Lidhur me këtë situatë serioze, Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump folën në telefon, shkruan A2.
Një zëdhënës i Downing Street tha: “Të dy udhëheqësit diskutuan situatën aktuale në Lindjen e Mesme dhe, në veçanti, nevojën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për të rinisur trafikun global detar. Ata ranë dakord që rihapja e Ngushticës së Hormuzit është thelbësore për të siguruar stabilitetin e tregut global të energjisë”.
Ndërkohë, Presidenti amerikan do të vizitojë Izraelin në prill. Vetë Trump e deklaroi këtë në një bisedë ekskluzive me median izraelite Channel 14.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…