Irani refuzoi marrëveshjen me Donald Trump, përmes një deklarate të zëdhënësit të ushtrisë iraniane.
“Kaq shumë ka arritur niveli i mosmarrëveshjes suaj të brendshme sa po negocioni me veten tuaj? Ata si ne nuk bëjnë kurrë marrëveshje, ata si ju, sot e asnjëherë”, tha Ebrahim Zolfaqari, zëdhënës i ushtrisë së Iranit.
Zëdhënësi i ushtrisë tha se presidenti amerikan po përpiqet që dështimin ta shesë si marrëveshje. Deklarata erdhi si përgjigje ndaj planit me 15 pika që Shtetet e Bashkuara i paraqitën Iranit përmes Pakistanit, ku në këmbim të heqjes së të gjitha sanksioneve ekonomike ndaj Republikës Islamike, kërkohej ndër të tjera që Teherani të mbyllte centralet e pasurimit të uraniumit, të mos mbështeste më grupet e militantëve në Lindjen e Mesme dhe ta shndërronte Ngushticën e Hormuzit në një zonë të lirë të tregtisë detare.
Të martën, presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani po kërkonte me ngulm një marrëveshje. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ndali të hënën për 5 ditë sulmet amerikane ndaj Iranit, për t’i nxitur fundin e luftës dhe zgjidhjen me dialog.
Megjithatë, Uashingtoni ka gati edhe një plan B, atë të dërgimit të trupave tokësore në Iran. (CBS) Sipas mediave amerikane, po përgatitet zbarkimi nga ajri i 1500 trupave të divizionit ajror të 82-të. Objektivat nuk bëhen të ditura, por ata do të mbështeten edhe nga bombardimet e fuqishme ajrore.
Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara tha se Ngushtica e Hormuzit është e lirë vetëm për anijet me naftë të vendeve jo armiqësore si Kina, India dhe Pakistani, ndërsa të tjerat nuk lejohen.
Ndërkaq, në ditën e 26, sulmet e ndërsjella midis Iranit dhe Izraelit vazhdojnë, ku ndryshe nga aleati i madh, Izraeli nuk e ka ndalur fushatën e bombardimeve në Iran. Ndërsa raketat iraniane, përveç Izraelit, goditën edhe vende të rajonit si Kuvajti dhe Bahreini.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…