Dokumente që kanë dalë fshehurazi nga një plan i ushtrisë amerikane, tregojnë se për Amerikën, regjimi i Iranit mund të shkatërrohet brenda natës me një sulm kolosal.
Vendimin për sulmin masiv kundër Iranit mund ta marrë njeriu më i fuqishëm në botë, Donald Trump.
Sipas planit, sulmet do të ishin të ngjashme me ato të vitit 2003 në Irak.
Një masë predhash Tomahok do të lëshoheshin breshëri përmbi vend, dhe avionët bombardues B-52 do të mbushnin territorin me dhjetëra mijëra tonelata bomba.
Pentagoni ka më shumë se 10 vite që e mban gati një plan të detajuar për sulmin ndaj Iranit.
Frika që është shtuar kohët e fundit për një konflikt të mundshëm, pasi Teherani sulmoi fabrikat e përpunimit të naftës në Arabinë Saudite, ka bërë që të dalin këto dokumente të cilat tregojnë se ekspertët po shqyrtojnë sesi do të shpalosej sulmi i SHBA-ve.
Të parat që do të shkatërroheshin do të ishin fabrikat e shumta të Iranit. Në vend të armëve bërthamore do të përdoreshin predhat tradicionale, por pavarësisht kësaj, fuqia ushtarake e Iranit do të mposhtej pothuajse brenda një dite.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…