Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar përsëri, pas përfundimit të numërimit preliminar të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Ai ka refuzuar ta njohë Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve, duke thënë se rezultati do të dihet kur të përfundojë numërimi i plotë i krejt votave.
Mustafa ka paralajmëruar se, bashkë me kandidaten e LDK’së për kryeministre, do të takohet me kreun e VV’së, Albin Kurti.
“Qytetarë të nderuar Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
“Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave”, ka theksuar ai.
“Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes”, ka deklaruar Mustafa.
“Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM”, ka përfunduar ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…