Isa Mustafa tregon çfarë i kishte thënë Albin Kurtit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në konferencën për media, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ku u kërkua mocioni për shkarkimin e Qeverisë ka treguar se i kishte kërkuar kryeministrit Albin Kurti para disa ditësh të mobilizohen për ta luftuar koronavirusin dhe të shpallej gjendje e jashtëzakonshme në vend.

“I pata shkruar Kurtit që edhe nëse nuk e heq taksën, ne do të qëndrojmë në qeveri derisa ta kalojmë këtë situatë”.
Sipas Mustafës, situate është e rëndë dhe nuk mund të tejkalohet pa mobilizim të përgjithshëm.

“Bizneset mund të falimentojnë, bizneset janë në një gjendje shumë të keqe, mund të mbesin njerëz pa punë. Ajo çfarë i nevojitet Kosovës është një mobilizim që në një afat sa më të shkurtë ta fitojmë betejnë kundër kësaj”, ka thënë Mustafa