Jo në pak raste pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë qenë destinacion i zhvillimeve dhe situatave më të acaruara.
I tillë ishte edhe dyjavëshi i bllokadave në Jarinjë e Bërnjak dhe monitorohej e tëra nga ajri. Por këtë e bënin ushtarë të misionit të KFOR-it, ose serbët, pasi Kosova as nuk posedon helikopter të vet.
Tash e tutje, ushtria e shtetit mund të bëhet me mjet të tillë ushtarak, ndër të tjera pajisje që pritet të blihen me një buxhet historik të ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës për 2022-ën, 100 milionë, njofton Klan Kosova.
Kjo shifër është parë tejet pozitive nga shumë gjeneralë e ish-ministra të Mbrojtjes, por njëri nga ta tregon se mjetet fillimisht duhet të shfrytëzohen për pajisje krejt të domosdoshme që Kosovës i mungojnë ende.
“Ushtria e Kosovës tash për tash është e furnizuar vetëm me armatim personal, dhe disa snajperë. Ushtrisë së Kosovës i duhen topa të gjitha kalibrave, minahedhës të gjitha kalibrave, armë për mbrojtje kundërajrore, mjete të komunikimit dhe pajisje personale të ushtarëve shumë të kushtueshme”, thotë Kadri Kastrati, ish komandant i FSK-së.
Megjithëkëtë destinacioni i 100 milionëve nuk do të dihet tërësisht nga publiku.
“Për shkak të specifikave e për shkak se shumë pajisje nuk ka nevojë t’i dijë gjithkush çfarë specifika ka armatimi, edhe mund t’i iket keqpërdorimit me tenderë të hapur që ka ndodh, nuk e di a ka ndodh po mund të ndodhë…”
Qeveria e Kosovës ndau 1.3 përqind të Bruto Produktit Vendor për ushtrinë, nga dy përqind sa parashihet me standardet e NATO-s. Përveç tek kjo aleancë, vendi thuhet se po tregon seriozitet me përkushtimin për mbrojtje edhe karshi fqinjëve që së fundmi nuk u kursyen nga provokimet.
“Me aeroplanë e dronë që kanë hy edhe me dronë të armatosur, dhe ne duhet t’i tregojmë fqinjit tonë Serbisë që na jemi të zotë e shtëpisë këtu.”
Buxheti për FSK-në deri tani ka qenë afër 70 milionë në tërësi, e me buxhetin e ri, kaq mjete, pra mbi 69 milionë janë paraparë vetëm për blerje mallrash e shërbime kapitale. Viti 2024 sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve pritet ta gjejë FSK-në me buxhet.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…