FOTO&VIDEO

Të rinjtë në radhët e ambasadave: Nuk shohim dritë jeshile, po ikim e s’kthehemi më

Një muaj përpara zgjedhjeve vendore, në monologun e tij të radhës, kryeministri i vendit do të dukej i bindur teksa shpaloste vizionin e tij për Shqipërinë, si atdheu, jo më i udhëhequr nga fenomeni i emigracionit.

“Shqipëria 2030, atdheu e ardhmja, emigracioni e shkuara”, do të shprehej Rama në 8 mars përmes një performance gati teatrale…

8 muaj larg prej atij premtimi, kur nuk mund të flitet për ndryshime rrënjësore, jemi ende në pritje të iniciativave konkrete, që përtej luftës kundrejt paligjshmërisë së emigracionit, t’u mundësojë shqiptarëve një jetesë të qëndrueshme në vend. Kështu, në vëzhgimin që bën “Vetting” në Bllokun e Ambasadave këtë fund tetori, përballet me radhët e gjata të pritjes të shqiptarëve që kanë humbur besimin për një të ardhme në vend e duan të largohen. Sot, vizioni i premtuar për një Shqipëri europiane, vijon të tronditet nga hapat e shqetësuar të të rinjve që po e lënë vendin.

Diaspora e re që zë fill me rënien e diktaturës, po zgjeron shtratin e saj. E në të, 1,7 milion shqiptarë rroken të ndërtojnë të ardhmen, në “këpucët e ngushta” të emigrantit. Mario Latellari është vetëm një prej studentëve të ekselencës 18 vjeçar të këtij viti, që e shikon të vështirë jetesën në Shqipëri.

Vështirësitë i vëren që në nivelet e mësimdhënies që sipas tij, lënë për të dëshiruar, e deri tek pagat e ulëta e mungesa e investimeve të huaja që do t’u jepnin një lloj shpërblimi moral e financiar të rinjve të arsimuar.

Këto vështirësi që has Latellari e shumë të rinj të tjerë, janë reflektuar në eksodet e viteve të fundit, të cilat tregojnë edhe njëherë se, emigracioni, mbetet një plagë e hapur për vendin tonë. Në 30 vite, qeveritë e majta e të djathta, nuk ndërtuan politika të shëndetshme për ekonominë e familjeve shqiptare në zgrip. Varfëria, papunësia në rritje, bënë që 23 mijë e 854 shqiptarë të linin vendin vetëm vitin e kaluar, duke u përballur sa me burokracitë e zyrave të emigracionit, aq edhe me pandeminë e COVID-19.

Frika e një izolimi tjetër total i bën shqiptarët të nxitojnë edhe këtë vit në radhët e ambasadave. Ledion Qirako, me profesion mësues, sapo ka marrë vizën për në Gjermani. Zanatin po e lë për të punuar si hidraulik në vend të huaj, e së shpejti shpreson të tërheq atje edhe familjen e vogël. Ndonëse edhe bashkëshortja e tij po ushtron profesionin si financiere, jetesa në Shqipëri siç thotë, është bërë e pamundur për ta, e emigrimin e shikojnë si të vetmen zgjidhje. Ai pohon se Tirana është shumë e shtrenjtë, e pavarësisht profesioneve të mira, nuk ia dalin dot të përballojnë shpenzimet.

Në situatë të ngjashme me ta, janë edhe shumë të rinj të tjerë.

Kështu, fataliteti prej virusit vdekjeprurës apo dhe risku i deportimit, siç ndodhi me 7171 prej tyre, nuk i ndalën shqiptarët gjatë vitit 2020 të kërkonin të ardhmen gjetkë. Edhe këtë vit, të rikthyerit nuk i reshtin përpjekjet për një tjetër mundësi largimi.

Ky vërshim i tyre drejt të panjohurës, në një kohë kur bota po izolohet për të mbrojtur jetën, të kujton se gjatë këtyre 3 dekadave politikanët, nuk arritën ta bënin Shqipërinë vend të dëshiruar për shqiptarët. Në këto rrethana të rinjtë që po emigrojnë nuk e mendojnë rikthimin në vend.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

33 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

35 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

16 orë ago