Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave për “keqpërdorim të detyrës zyrtare“ përfshirë ish-ministrat e qeverisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Nenad Rashiq dhe Dardan Gashi.
Kjo vepër, sipas Kodit Penal të vjetër, është e dënueshme deri në pesë vjet.
Në njoftimin e prokurorisë të akuzuarit apostrofohen vetëm me iniciale, mirëpo në bazë të përshkrimit të detyrave të tyre si anëtarë të Komitetit Qeveritar për Privatizim, bëhet fjalë për ish-ministrat e kabinetit qeveritar që në atë kohë udhëhiqej nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.
“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit B.B. kryesues i Komitetit Qeveritar për Privatizim, M.K., N.R., D.G. dhe L.F. anëtarë të Komitetit Qeveritar të Privatizimit (KQP), në cilësi të personave zyrtar, me qëllim që të i mundësojnë çfarëdo dobie pasurore personit tjetër, dhe që të shkaktojnë dëm personit tjetër, i kanë tejkaluar kompetencat e veta, kanë vepruar në kundërshtim me detyrat dhe të drejtat e tyre të përcaktuara si anëtarë të këtij Komiteti“, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ata ngarkohen me këtë akuzë pasi, siç thuhet në njoftim, më datë 08.05.2013, njëzëri kanë votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si: hidrocentrali i Lumbardhit, hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance”, të transferohen tek Kompania Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KKDFE) dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak-Calik”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…