Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina e njihte ish-shefin e policisë së Ulqinit, Rudolf Elezovic, i cili u gjet i vdekur.
Ajo shprehu pikëllimin për humbjen në “Instagram” dhe shtoi se kujtimi i tij do jetojë gjithmonë me të.
“Miku im i Dolfi shumë vështirë e kam të shkruaj për ty. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Një humbje e madhe për ne. Kujtimi i tij do të jetë në zemrat tona. Ngushëllime.”
Elezovic u raportua i zhdukur nga gruaja e tij në 27 maj dhe pas disa ditësh kërkime, ai u gjet i pajetë.