Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë shkarkuar Agim Velin nga kreu i degës së LDK-së në Podujevë. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryetari i deritanishëm i degës në Podujevë, Agim Veliu nuk ka shprehur interesim për të rikandiduar.
Por, këto deklarata të Abdxhikut po i hedhë poshtë vet Agim Veliu.
Ky i fundit në një deklaratë ka thënë se është kundër këtij vendimi dhe se marrëveshja është bërë pa pëlqimin e tij.
Veliu është shprehur se në LDK sot kanë marrë një vendim ilegal.
“Është ba një marrëveshje pa pëlqim. Kemi qenë duke diskutuar me e ba një marrëveshje të madhe e mi tejkalu të gjithat. Ata sot paskan marrë vendim ilegal, ilegjitim për mua. Është në kundërshtim me statutin e LDK-së. Nuk ka të drejtë askush pa proces me e ndryshu kryetari, me zgjedhë, shkarku ose me e ngarku. Për këtë punë Kuvendi është”, ka thënë Veliu për Indeksonline.
Tutje ai është shprehur se në asnjë rrethanë nuk do të pajtohet me një vendim të tillë.
“Në këtë rast Kryesia ka marrë vendim kundër statutit. Nuk ka të drejtë për këtë vendim. Ky është vendim që është marrë pa koordinimin e strukturave të LDK-së. Ky është një vendim ilegal për mua. Jolegjitim”, thotë Veliu.
E të gjitha kompetencat e degës së LDK-së në Podujevë i kanë kaluar kandidatit të kësaj partie për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hysenit.
Kjo është konfirmuar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se ky ka qenë vendim i kryesisë, pas mbledhjes që filloi në orën 18:00.
“Me vendim të kryesisë, kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK është Ekrem Hyseni. Kryesia e LDK-së i ka kaluar të gjitha kompetencat e degës dhe shtabit zgjedhor dhe të garës në Podujevë. Vendime të njëjta do të jenë pothuajse në secilën komunë. Kjo me qëllim të reformimit edhe të degëve. Kompetencat i kanë kaluar kandidatit për kryetar të komuëns së Podujevës, nuk ka të bëjë me individ”, ka thënë ai.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…