Ish-ushtari i UÇK-së, Shekip Fazliu, ka rrëfyer për netët kritike në kullën e Jasharëve me 5, 6, dhe 7 mars, data këto kur lufta në Prekaz filloi.
Shekipi kishte shkuar me datë 4 Mars te Jasharajt nga Prishtina sepse aso kohe ai ishte student.
Rrëfimi vazhdon duke treguar për natën e 4 Marsit ku vetëm disa orë ndanin familjen Jashari nga sulmi barbar i forcave serbe.
Komandanti legjendar Adem Jashari kishte hetuar forcat qe po e rrethonin dhe doli në dritare dhe tha: “burra, shkijet po vijnë” me një qetësi të paparë.