Ish zv.kryeministri i Qeverise se Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka dorëzuar në KQZ kandidaturën për kryetar të Graqanicës kundër kandidatit të Listës Serbe.
Stojanoviq për mediat lokale serbe, ka pohuar se ka ndërmarre këtë hap sepse sipas tij, Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Radomir Laban, po cakton kuadro serbe dhe po përzihet atje ku nuk i takon të përzihet, duke shtuar se përveç tij edhe “eminenca gri” ka kandiduar një grua për kryetare të Graqanicës që askush nuk e njeh.
Stojanoviq ka pohuar se ai nuk do të jetë kundër shtetit të Serbisë por kundër caktimit të kandidatëve për kryetar komunash që po caktohen nga “eminenca gri” dhe Radomir Laban.