Është zbardhur dëshmia e 45-vjeçarit shqiptar që ekzekutoi me armë zjarri bashkatdhetarin e tij, Shpëtim Bajrami, pranë një karburanti në Selanik mesditen e së enjtes.
Ai u vetëdorëzua në policinë greke një ditë pas krimit i shoqëruar nga avokati i tij.
“Isha shok me viktimën mes nesh pati një sherr”, ka deklaruar ai sipas Protothema.gr.
Autori dhe viktima po pinin kafe mesditen e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin.
Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti.
Autori, nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.