Policia e Sarandës ka arrestuar Kevin Norrën, 23 vjeç, të riun që dyshohet si shkaktari i aksidentit të rëndë të mbrëmjes së së dielës, ku humbën jetën dy motrat nga fshati Kopaçez i Delvinës, Ela dhe Rezi Dhimaku.
Siç shkruan Euronewsal, 23-vjeçari nga Gjirokastra, po drejtonte një automjet tip “Audi” në gjendje të dehur, kur u fut në parakalim të gabuar dhe u përplas ballë për ballë me mjetin tip “Lancia”, në vendin e njohur si “Pularia”, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, transmeton Klankosova.tv.
Nga testi i alkoolit, ai rezultoi me një nivel shumë të lartë alkooli në gjak.
Përplasja rezultoi fatale për drejtuesen e mjetit “Lancia”, Ela Dhimaku, 22 vjeçe, dhe për motrën e saj Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, e cila udhëtonte si pasagjere në vendin e parë.
E vetmja që i mbijetoi aksidentit në makinën e viktimave është Antonela Zhupa, 24 vjeç, e cila u dërgua fillimisht në spitalin e Sarandës me politrauma, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
Për trajtim më të specializuar, ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia njofton se 23-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…