Policia e Kosovës ka thënë se në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, gjatë kontrollit në një autobus të linjës Mitrovicë – Beograd janë zbuluar 18 migrantë të paligjshëm.
Skip AdAdvertisement
Policia ka njoftuar se shtetasit e huaj, që nuk kishin të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Kosovës, gjendeshin në katin e dytë të autobusit.
“Hetimet e para dhe intervistat me personat përgjegjës tregojnë një përpjekje të qëllimshme për kontrabandim të migrantëve”, ka njoftuar Policia.
Pronari i kompanisë së autobusëve, G. A., dhe shoferi B. D., kanë mohuar përgjegjësinë, por Policia ka thënë se provat de verifikimet tregojnë përfshirjen direkte të tyre në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Janë kapur 5 palestinezë, 6 shtetas të Bangladeshit që posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova dhe 7 shtetas të Egjiptit që në Kosovë kishin hyrë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të BE-së.
“Nga verifikimi i dokumenteve rezulton se: 5 shtetas palestinez kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze përmes Aeroportit të Prishtinës më 23.08.2025; 6 shtetas nga Bangladeshi posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova; 7 shtetas egjiptian kishin hyrë në Kosovë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Te dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia. “Viktimat janë trajtuar sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër migrimit të paligjshëm, kontrabandës me njerëz dhe çdo veprimtarie që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…