Në Bajrampasha, Stamboll, si pasojë e një debati që shpërtheu për shkak të kërkesës së këngës në dasmë, pala e vajzës dhe e djalit u përleshën.
Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli në vazhdimin e seancës së sotme janë zhvendosur nga ulëset e tyre të zakonshme në mesin e Kuvendit për të zënë vend pas deputetëve të AAK-së, shkruan Gazeta Express.
Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj lëvizje në Kuvend, megjithatë deputeti Eman Rrahmani ka kohë që ka mospajtime me vijën e Lëvizjes Vetëvendosje për çështje të ndryshme.
Ditë më parë ai ka folur edhe publikisht për mospajtimet brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithë kriza në raportet mes Rrahmanit dhe udhëheqjes së VV-së ka nisur si rezultat i projektligjit për kodin civil, më specifikisht nenet për martesat e gjinisë së njëjtë.
Përveç kësaj çështje, deputeti Rrahmani ka treguar se i përkrah kërkesat e SBASHK-ut dhe i sheh ato plotësisht të arsyeshme. Ai sjelljen e Dimal Bashës ndaj Rrahman Jashrajt e kishte konsideruar si jo të duhur.
Deputeti Eman Rrahmani gjithashtu gjatë raportimit të Nagavcit e Muratit në Komisionin për Arsim është parë në një shkëbim të tensionuar me deputetin e VV-së, Ardian Gola, i cili edhe drejton Komisionin. Pas debatit me Golën, Rrahmani kishte lëshuar mbledhjen.
Ndërkohë qëndrim të njëjtë me Eman Rrahmanin për projektkodin civil ka edhe deputeti Gramos Agusholli, i cili ka votuar kundër në Kuvendin e Kosovës.