FOTO&VIDEO

Itali, marokeni me makinë përplas këmbësorët. Disa të plagosur

Një makinë me shpejtësi të lartë ka goditur mbi dhjetë këmbësorë në Modena të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, brenda zonës së trafikut të kufizuar, në qendrën historike të qytetit.

Shtatë persona u plagosën, dy në gjendje të rëndë, shkruan A2.

Shoferi, i cili u arrestua, është Salim el Koudri. 31-vjeçari, i lindur në Bergamo, jeton në Modena. Sipas mediave italiane, ai kreu këtë sulm ndaj kalimtarëve të pafajshëm “sepse ndihej i bullizuar”.

Pasi makina me të cilën përplasi këmbësorët, agresori u largua në këmbë dhe, ndërsa ikte goditi një kalimtar me thikë.

I riu u ndalua nga forcat e rendit, me ndihmën e disa qytetarëve.

Siç shpjegon policia lokale, këtë pasdite, në Via Emilia Centro në Modena, një makinë që ecte me shpejtësi të lartë goditi disa këmbësorë pranë Largo Porta Bologna. Karabinierët, policia, Guardia di Finanza dhe ambulancat mbërritën në vendngjarje. Helikopterë emergjence nga Bolonja dhe Pavullo gjithashtu erdhën në ndihmë. Siç shpjegoi kryebashkiaku, shoferi “u ngjit në trotuar, duke goditur edhe një biçikletë” dhe “pastaj u përplas duke goditur direkt një grua, e cila është e plagosura më rëndë. Ata e panë me një armë në dorë, por ai nuk arriti të godiste askënd. Duket se ai u përpoq të sulmonte dikë”.

Shoferi u ndalua nga disa qytetarë. Katër ose pesë persona e ndoqën dhe ndihmuan në kapjen e agresorit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago