Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz falënderoi Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve për miratimin e një pakete ndihme për Izraelin, duke thënë se ai shpreson që të kalojë së shpejti në Senatin amerikan “me mbështetje të fortë dypartiake”.
Duke postuar në X, Katz tha,
“Faleminderit Johnson për udhëheqjen tuaj që udhëhoqi përpjekjet për të kaluar paketën e ndihmës për Izraelin në Dhomën e Përfaqësuesve sot.
Votimi për paketën e ndihmës për Izraelin me një mbështetje dërrmuese dypartiake dëshmon lidhjet e forta dhe partneritetin strategjik midis Izraelit dhe SHBA-së dhe dërgon një mesazh të fortë për armiqtë tanë”.