BREAKING NEWS

Izraeli heq dorë nga doza e katërt, Omicroni më i lehtë se Delta

Ministria e Shëndetësisë izraelite ka vendosur të pezullojë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID, pasi sipas të dhënave varianti Omicron është më i lehtë se Delta.

Izraeli ka regjistruar 1482 raste në 24 orë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, më të prekurit janë të rinjtë nën 20 vjeç, ndërsa 30% e të infektuarve të rinj janë persona të vaksinuar me tri doza.

Por nga 88 rastet në gjendje të rëndë, 75% janë të pavaksinuar. Autoritetet shëndetësore në vend konfirmuan pezullimin e dozës së katërt për personat mbi 60 vjeç dhe për ata me gjendje shëndetësore të rëndë.

Izraeli shënon në këtë mënyrë një hap prapa për sa i përket dozës së katërt të vaksinës anti-COVID, duke nisur nga e diela e 26 dhjetorit. Vendimi është marrë pas analizimit të të dhënave që vinin nga Britania e Madhe, sipas të cilave varianti Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda në krahasim me variantin Delta.

Izraeli ishte vendi i parë në botë që autorizoi dozën e katërt.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago