Një zyrtar i lartë izraelit tha se Izraeli duhet të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur kurdët kundër pushtimit nga Turqia.
Një zyrtar i lartë izraelit i tha se Izraeli ishte befasuar nga vendimi i Donald Trump për tërhiqjen e trupave amerikane duke braktishur kurdët.
Në një deklaratë, ai tha se Presidenti amerikan befasoi edhe aleatin më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm në rajon, Izraelin dhe theksoi se Trump mori vendime kokë në vete.
Ne kemi koordinim me kurdët
Zyrtari i lartë izrealit është i shqetësuar për kurdët në veri të Sirisë, të cilët luftuan dhe mposhtën ISIS-in gjatë luftës siriane, tha, duke argumentuar se Izraeli ka koordinim me kurdët dhe se marrëdhëniet janë shumë të mira në fushën e sigurisë.
Dërgimi i armëve për kurdët
“Izraeli e sheh të nevojshme për të mbrojtur kurdët kundër Turqisë dhe do të marrë masa të ndryshme për të mbështetur kurdët dhe të sigurojë armë në luftë kundër pushtimit të Turqisë,” tha ai.
Ai nuk dha informacione për llojin e armëve.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…