Ata te paktet qe thone (por e thone pak si shpesh) se Gjergj Kastrioti ishte hero vetem i te krishtereve, nuk e kuptojne ose nuk duan ta kuptojne se shprehen hapur kunder pavaresimit te Shqiperise MULTIFETARE nga Perandoria Osmane me 1912.
Ata nuk e dine ose nuk duan ta pranojne ate qe e di dhe e kupton cdo njeri qe ka minimalisht dy pare mend.
Ajo qe eshte e paperseritshme, unike dhe monumentale per popullin tone eshte perpjekja e Skenderbeut per krijimin e nje dinastie mbreterore kastriotase shqiptare te tipit perendimor. Pra, te nje shteti ne perputhje me kerkesat e kohes kur shqiptaret ende nuk ishin myslimanizuar.
Kjo perpjekje 25 vjecare sherbeu si trashegimi dhe deshmi e vetme e dokumentuar boterisht qe tregonte se shqiptaret zoteronin garancite historike dhe juridike per te kerkuar pavaresine dhe krijimin e shtetit te tyre. Deshmi se ata kishin bere nje rezistence te organizuar kunder pushtuesit osman.
Per kete qellim praktik e nxorren nga harresa dhe e glorifikuan figuren e Skenderbeut rilindasit largpames, shumica te shkolluar ne Stamboll. Ata e ndjenin se Perandoria Osmane po merrte fund, se po vinte koha e pavaresise ne terma juridike, ndaj edhe i prodhuan ato terma duke u bazuar te Gjergj Kastrioti, te plani i tij per te bere mbreteri, pra shtet mesjetar. Keshtu, ekskluzivisht ne saje te Skenderbeut, ne u paraqitem me nje tradite shtetformuese te pakten 450 vjecare….
Para gjithe fuqive qe vendosnin per fatin e Ballkanit trashegimia skenderbejane, rropatja e tij per krijimin e nje mbreterie arberore, e dokumentuar gjeresisht e hollesisht nga kancelerite europiane, ishte nje dokument i pakundershtueshem qe vertetonte se ky popull kishte nje tradite lufte per pavaresi, se meritonte te jetonte i pavarur si popull autokton shqiptar, dhe jo si turk, si serb apo si grek.
Jo rastesisht kesaj periudhe i takojne edhe librat gjoja historike qe e bejne Kastriotin here grek, here serb dhe here boshnjak. Qellimi i fqinjeve ishte fshirja e kesaj trashegimie me vlere kaq te madhe juridike e historike per shqiptaret, qe ata (fqinjet) te mos kishin asnje pengese juridike kur iu sulen tokave shqiptare kinse po kafshonin tokat e perandorise osmane.
Trashegimia shtetformuese skenderbejane (LEGACY) eshte pra ajo cka e ben kete figure hero kombetar, sepse ne saje te Kastriotit politikan, diplomat e luftetar, shqiptaria kishte hedhur bazat juridike dhe historike per shtetet e pavarura qe gezojme sot ne Shqiperi e ne Kosove ku bashkejetojne ne harmoni si myslimanet ashtu edhe te krishteret.
Kurre nuk duhet harruar:
Skenderbeu eshte babai historik i pavaresise dhe autoktonise shqiptare pavaresisht besimeve fetare.
Virgjil Kule është autor i librit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kryqtari i Fundit”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…