Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në takimin që ka zhvilluar me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan ka hedhur akuza të rëndë për paktin ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Duke folur për këtë aleancë ushtarake Presidenti serb tha se ajo përbën një kërcënim për Serbinë dhe popullin serb.
“Nuk është çështje ndërtimi fabrikash, është bashkëpunim ushtarako-teknik dhe ajo për të cilën po flasim është një aleancë ushtarake. Kur takohen shefat e shtabeve nuk flasin për prokurimin, por për strategjinë dhe taktikat e veprimit ushtarak, si të sulmohet, si të mbrohet. Kur thonë se nuk është kërcënim, çdo aleancë ushtarake është një kërcënim dhe drejtohet kundër dikujt. Duhej të përfshihej Prishtina, sepse është një kërcënim për Serbinë. Është një kërcënim i madh për Serbinë dhe popullin serb”, tha Vuçiç.
Në fjalën e tij Vuçiç u përpoq t’ia impononte edhe liderit turk pikëpamjen e tij për këtë fakt. Ai shtoi se i tha Erdoganit se po “shikonte me ankth të madh se si kjo aleancë po fiton vrull ushtarak”. Ai deklaroi se aktualisht po zhvillohen bisedime se si do ta mbështesin automjetin “Shota”, ka ushtrime të përbashkëta ushtarake, vlerësime të lëvizjeve të armikut, tha ai, duke u përpjekur të shtojë se Serbia nuk i ka nxjerrë akoma armët e tjera.
“Dikush po e parashikon këtë jo për veprime mbrojtëse, por sulmuese në rast të disa skenarëve në Evropën Lindore. Gjeneralët tanë janë të vetëdijshëm për këtë, ne nuk do të sulmojmë askënd, nuk do të hyjmë në aleanca, do të qëndrojmë neutralë, por po e forcojmë ushtrinë për të penguar armiqtë e mundshëm. Nuk treguam gjithçka në paradën në Beograd”, shtoi ai.
Ky është takimi i 3-të mes Vuçic dhe Erdogan në 6 muaj. Sipas Novosti, në këtë takim do të diskutohet për marrëdhëniet e serbëve e të boshnjakëve në Bosnje, por edhe për ato në Serbi.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…