“Jemi vëllezër myslimanë”, talibanët i kërkojnë Turqisë të menaxhojë aeroportin

Talibanët i kanë kërkuar Turqisë asistencë teknike për të menaxhuar aeroportin e Kabulit. Megjithatë insistojnë që edhe trupat e misionit të Ankarasë, si gjithë të tjerat, duhet të largohen nga Afganistani.

Konfirmimi ka ardhur nga dy zyrtarë të qeverisë turke për agjencinë Reuters.

Ndërsa vetë talebanët kanë pohuar dëshirën për të ruajtur marrëdhënie të mira me Turqinë. Zëdhënësi i këtij grupi, Mohamad Naim, tha për agjencinë e lajmeve Anadollu, se Afganistani ka nevojë për ndihmë nga vende të ndryshme të botës në sektorë të ndryshëm.

https://www.fmimages.net/une-jam-katolik-gruaja-myslimane-djali-mund-te-behet-hebre-rama-behet-fjale-per-njerez/

“Ne mund të përfitojmë nga kjo mundësi dhe të besojmë që populli ynë është në gjendje të rindërtojë vendin”, u shpreh zyrtari i talebanëve.

Ndërkohë më herët, dora e bashkëpunimit iu drejtua dhe Kinës. Grupi në kontroll të Afganistanit shprehu dëshirën për marrëdhënie të mira diplomatike dhe ekonomike me Pekinin.