Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë dhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev, në daljen e parë pas këtyre zgjedhje, ku vet ai i vlerësoi si një humbje të madhe, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i partisë.
“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, tha Zaev.
“Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, ka shtuar Zaev.