Presidenti amerikan Joe Biden i ka quajtur sërish gjenocid masakrat ndaj armenëve në Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, duke e indinjuar kështu Turqinë.
“Ne hedhim poshtë pretendime dhe vendime të tilla që shtrembërojnë faktet historike për motive politike dhe dënojmë ata që këmbëngulin në këto gabime”, tha Ministria e Jashtme turke.
Për të dytin vit radhazi, Biden shfrytëzoi Ditën e Përkujtimit të Armenëve për ta dënuar gjenocidin që ndodhi më shumë se një shekull më parë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.
“Më 24 prill 1915, autoritetet osmane arrestuan intelektualë armenë dhe drejtues të komunitetit në Kostandinopojë. Kjo shënoi fillimin e gjenocidit armen, një nga krimet masive më të mëdha të shekullit të 20-të”, tha presidenti amerikan.
“Sot ne kujtojmë një milion e gjysmë armenë të cilët u deportuan, masakruan ose marshuan drejt vdekjes së tyre përmes një fushate shfarosjeje dhe ne vajtojmë për humbjen tragjike të kaq shumë jetëve”, tha lideri amerikan në një deklaratë. Në vitin 2019, të dyja dhomat e Kongresit të SHBA miratuan rezoluta që njohin gjenocidin ndaj armenëve.
Turqia, si pasardhëse ligjore e Perandorisë Osmane, njeh vrasjen e 300 deri në 500 mijë njerëzve, por kundërshton klasifikimin e gjenocidit, shkruan dpa. Turqia beson se armenët dhe turqit u vranë në luftën civile që ndodhi kur armenët u ngritën kundër autoriteteve osmane, në anën e trupave ruse që sulmuan Perandorinë.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…