Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka sulmuar Festivalin Europian të Këngës, duke e akuzuar se inkurajon “neutralizimin e gjinive” dhe kërcënon familjen tradicionale.
Në një fjalim para kabinetit qeveritar ai i përshkroi pjesëmarrësit në Eurovizion si “Kali i Trojës së korruptimit shoqëror” dhe tha se qeveria e tij kishte të drejtë që e mban Turqinë jashtë këtij festivali prej vitit 2012.
Komentet e Erdogan duket se i referohen fituesit të këtij viti, zviceranit Nemo, i cili në këngën e tij rrëfente udhëtimin drejt përqafimit të identitetit të tij pa gjini. 24-vjeçari u bë i pari këngëtar jo binar që fiton kompeticionin.
“Në këto shfaqje është bërë e pamundur të takosh njerëz normal”, tha Erdogan. “E kuptojmë më mirë tani që kemi marrë vendimin e duhur për të mbajtur Turqinë jashtë këtij kompeticioni të turpshëm prej 12 vitesh”.
Erdogan gjithashtu përshkroi uljen e numrit të lindjeve si kërcënim ekzistencial për Turqinë dhe një katastrofë për vendin. Javën e kaluar, Instituti i Statistikave në Turqi tha se në vitin 2023 numri i lindjeve kishte rënë në 1,5 fëmijë për çdo grua. Udhëheqësi turk prej kohës i bën thirrje familjeve që të bëjnë të paktën tre fëmijë.
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…
Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…
Mbrëmjen e sotme Shtetet e Bashkuara do të godasin shumë rëndë Iranin. Është paralajmërimi që…