LAJME

Profesori i Medresesë mbulon komplet fytyrat e nxënëseve të gjeneratës që e përcolli

Profesori i medresesë në Gjilan, Muhamed Dërmaku ka shokuar me veprimin e tij, në njoftimin ku ka treguar se ka përcjellë gjeneratën e katër të paraleles ku janë veç vajza.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thurur lavde për maturantet në fjalë.

Por, për çudi kur ka publikuar fotografinë e tyre, ka marrë mundin që t’ua mbulojë fytyrën e secilës prej tyre.

“Ato paskan thurur fjalë të mira për mua, por realiteti është se ato ishin të mirat e shkollës. Ishte një klasë tejet e kompletuar në mësim, sjellje, fetari, edukatë e respekt. Mjafton të kuptohet, që e tërë klasa shënuan vetëm 60 mungesa gjatë tërë vitit shkollor 2023/24. Tri nxënëse në klasë, për tri vjet shkollim, nuk u shënuan asnjëherë në mungesa”, ka shkruar ai në Facebook.

“Jam krenar që isha kujdestari i tyre, që patën durimin të më durojnë si prindin e tyre. Allahu i ruajtë nga çdo e ligë dhe ua dhëntë të mbarën në jetë”

“Paçin suksese të shumta në jetë dhe qofshin ruajtëset më të dinjitetshme të familjes dhe vlerave fetare e njerëzore!”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago