FOTO&VIDEO

“Kam marrë kërcënime”, “këngëtarja” flet për kthimin e saj te feja

Këngëtarja e njohur Shkëndije Muja ka folur hapur për vendimin e saj për t’u larguar nga muzika dhe për t’iu rikthyer besimit në Zot. Në një intervistë për Dita Jonë, ajo tregoi se ky ndryshim ka qenë një hap vendimtar në jetën e saj.

“Kam pasur sfida, por Zoti është gjithmonë në anën e besimtarëve dhe ua lehtëson rrugën. Ai që mbështetet te Zoti do të jetë gjithmonë triumfues,” – u shpreh këngëtarja.

Muja pranoi se përveç paragjykimeve, është përballur edhe me kërcënime për shkak të mesazheve të saj të lidhura me besimin.

“Ka pasur kërcënime që të ndalem, të mos përçoj mesazhe të tilla, të mos kem influencë te rinia, por kjo më ka bërë të jem edhe më e vendosur,” – tha ajo.

Pavarësisht sfidave, këngëtarja theksoi se nuk do të ndalet në përhapjen e mesazheve që sipas saj sjellin paqe dhe forcë tek të rinjtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago