Dy dronë ukrainas kanë sulmuar kompleksin për përpunimin e naftës dhe petrokimikateve, Gazprom Neftekhim Salavat – që është një nga komplekset më të mëdha në Rusi.
Ky kompleks që gjendet në rajonin Bashkortostan të Rusisë nga videot dhe fotot e shpërndara në rrjetet sociale pas shpërthimeve shihet i mbuluar me tym e zjarr.
“Një sulm terrorist ndaj Gazprom Neftekhim Salavat. Dy dronë me krahë të fiksuar sulmuan ndërmarrjen. Nuk pati viktima ose të lënduar. Mbrojtja pasive dhe aktive funksionuan dhe siguria e uzinës iu kundërpërgjigj zjarrit. Shkalla e dëmit po sqarohet. Zjarri po mbahet nën kontroll dhe të gjitha shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje”, shkroi Khabirov në Telegram.
Sipas të dhënave të kompanisë, Gazprom Neftekhim Salavat gjeneroi të ardhura prej 246.7 miliardë rublash (rreth 3 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2019 dhe raportoi fitime neto prej 28.95 miliardë rublash (afërsisht 347 milionë dollarë amerikanë). Nga kompania punëson mbi 14,000 njerëz.
Ndërkaq para këtij sulmi Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës kryen një sulm kundër Rafinerisë së Naftës Saratov në Rusi.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…