Kancelari austriak, Karl Nehammer ka pohuar se i pari i Rusisë, Vladimir Putin beson që po e fiton luftën në Ukrainë.
Nehammer u takua me presidentin rus në fillim të kësaj jave dhe kështu u bë lideri i parë perëndimor që e bën këtë që nga fillimi i agresionit në muajin shkurt.
Kancelari austriak, Karl Nehammer ka pohuar se i pari i Rusisë, Vladimir Putin beson që po e fiton luftën në Ukrainë.
Nehammer u takua me presidentin rus në fillim të kësaj jave dhe kështu u bë lideri i parë perëndimor që e bën këtë që nga fillimi i agresionit në muajin shkurt.
Ai pohon se i tha në sy Putinit në Moskë se “po e humbiste moralisht luftën” dhe se “të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës duhet të sillen para drejtësisë”.
“Unë mendoj se ai tani është në logjikën e tij të luftës. Ai mendon se lufta është e nevojshme për garancitë e sigurisë së Federatës Ruse. Ai nuk i beson komunitetit ndërkombëtar. Ai fajëson ukrainasit për gjenocidin në Donbas. Unë mendoj se ai beson që po e fiton luftën”, tha Nehammer në një intervistë me NBC-në.
Austriaku u pyet për reagimin e presidentit rus ndaj akuzave për krime lufte.
“Më tha se do të bashkëpunonte me drejtësinë ndërkombëtare nga njëra anë dhe nga ana tjetër më tha se nuk i besonte botës perëndimore. Kështu që do të jetë problem në të ardhmen. Mendoj se besimi ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, një hetim ndërkombëtar, është i nevojshëm. Pra, ishte një diskutim i vështirë me njëri-tjetrin. Por unë u përpoqa ta bind atë se, për shembull, lufta në ish-Jugosllavi na tregoi se një hetim ndërkombëtar është i dobishëm për ndjekjen penale të kriminelëve të luftës”, tha kancelari austriak për NBC-në.
Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka nisur tashmë hetimet për të përcaktuar nëse trupat ruse kanë kryer krime lufte.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…