BREAKING NEWS

Kancelari i ri: Do të lehtësojmë procedurat për punësimin e të huajve në Gjermani

Kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha të mërkurën se qeveria e tij do ta bëjë më të lehtë për punëtorët e huaj të emigrojnë në Gjermani dhe të integrohen atje. Gjithashtu, ai tha se do të luftonte kundër ekstremizmit të djathtë, të cilin e konsideron kërcënimin më të madh për demokracinë e vendit të tij.

“Ne jemi një shtet emigracioni, nëse huazoj një term nga presidenti ynë, një vend me një të shkuar emigracioni. Por duhet të punojmë për t’u bërë një vend më i mirë për integrimin e të tjerëve”, tha ai në fjalën e parë në Bundestagun gjerman që pas marrjes së detyrës.

Qeveria e re gjermane, e formuar në mënyrë të paprecedentë nga 3 parti, Social Demokratët, Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, planifikon të lehtësojë edhe procedurat për marrjen e nënshtetësisë gjermane dhe heqjes së kufizimit për pasjen e nënshtetësive të tjera.

Në vitet e fundit, Gjermania është shndërruar në destinacionin e preferuar për emigrantët, që kërkojnë azil ose punë në shtetin me ekonominë më të fuqishme të Bashkimit Europian. Përjashtim nga kjo nuk kanë bërë as shqiptarët. Në vitin 2019, 4000 shqiptarë kanë marrë vizë pune në Gjermani, ndërsa gjatë vitit 2020, për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit, kjo shifër ka qenë dukshëm më e ulët, vetëm 600./A2cnn


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago