Kandidates së NISMA-s, Lejla Rama – Gashi, në FRK nuk i figuron as vota e saj që e ka vënë për veten.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se procesi zgjedhor lë për të dëshiruar, e si shembull ka dhënë vendvotimin e saj, ku ka votuar veten por që ajo votë nuk i figuron, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo gjithashtu ka thënë se do ta ndjekë ligjërisht gjithë këtë parregullësi sipas saj, derisa u premton atyre që e votuan se vullneti i tyre do të zbatohet deri në fund.
Statusi i saj i plotë:
Të dashur familjarë, miq e dashamirë,
Fillimisht dua të ju falenderoj për besimin e dhënë në zgjedhjet e së dielës, duke ju uruar shëndet dhe mbarësi.
Procesi zgjedhor i së dielës lë shumë për të dëshiruar, duke ditur se parregullësitë kanë dominuar në shumë prej vendvotimeve në Prishtinë, e një prej shembujve është vendvotimi im, që unë si kandidate kam votuar vetën, ndërsa në FRK kam rezultuar me asnjë votë.
Unë do të ngris zërin për votën time, dhe për votat e tjera që ju mi keni besuar, duke u zotuar se deri në fund do të luftoj ligjërisht përmes ankesave që vullneti juaj të zbatohet deri në fund.
Ju faleminderit!
Abdixhiku kritikon Osmanin për komente për Raportin e Progresit: Raportet e tilla nuk duhet të komentohen në konferenca për shtyp