Të paktën 50 policë mbetën të plagosur dhe 66 persona u vunë në pranga pas protestave të dhunshme të së martës në Tbilis, kryeqytetin e Gjeorgjisë.
Protestuesit u përplasën me policinë dhe arritën të shkatërrojnë barrierat mbrojtëse duke tentuar të futen në godinën e Parlamentit. Qytetarët hodhën bomba molotov dhe gurë në drejtim të forcave të rendit, duke lënë të plagosur 50 efektivë.
Protestat kanë ardhur pas një projektligji të miratuar që cilëson si “agjentë të huaj” të gjithë shoqata dhe organizatat joqeveritare që marrin më shumë se 20% të fondeve nga jashtë shtetit.
Law enforcers disperse protesters on the square in front of the #Georgian Parliament
After the protesters began using "Molotov cocktails", the law enforcement began using tear gas and forceful methods of arrest. pic.twitter.com/SUfwTwjV7j
— NEXTA (@nexta_tv) March 7, 2023
Sipas këtyre shoqatave, ky ligj, i ngjashëm me atë rus, shndërron sistemin gjeorgjian në një autoritarizëm, dhe që rrezikon të shuajë çdo zë të lirë, pasi lista e agjentëve të huaj do të duhet të paguajë taksa shumë më të larta.
Gjeorgjia, vend ish-sovjetik, ka përjetuar një konflikt të hapur në 2008 me Rusinë, me forcat e Moskës që pushtuan disa provinca autonome rusofile. Tbilisi zyrtar ka qenë gjithmonë në alarm se një nga objektivat e radhës të fushatës ruse në Ukrainë mund të ishte pikërisht ai vend i Kaukazit.
The #Tbilisi police began a forceful disperse of the rally. pic.twitter.com/UsHjEQHhrq
— NEXTA (@nexta_tv) March 7, 2023