Stremousov, në një video-mesazh katërminutësh të publikuar në Telegram, kritikon hapur “gjeneralët dhe ministrat” në Moskë sepse beson se ata nuk i kanë kuptuar problemet në front.
“Në të vërtetë, shumë thonë se nëse do të ishin në pozitën e ministrit të Mbrojtjes që e lejoi një situatë të tillë, ata do të qëllonin veten në kokë si oficerë”, tha Stremousov.
Stremousov shton se Ministria e Mbrojtjes nuk përbëhet vetëm nga ministra, gjeneralë, grabitës të korruptuar… por të gjithë ata heronj që dhanë jetën për mbrojtjen e Rusisë.
Në videon e publikuar, Stremousov vlerësoi liderin çeçen Ramzan Kadyrov, i cili gjithashtu kritikoi udhëheqjen ushtarake për humbjen e territorit në Ukrainë.
“Unë pajtohem me Ramzan Akhmatovich Kadyrov, i cili e ngriti këtë çështje. Të lumtë,” tha ai.
Ushtria ukrainase bëri përparimin e saj më të madh në jug që nga fillimi i luftës të hënën, duke pushtuar disa fshatra përgjatë lumit Dnieper me rëndësi strategjike, thanë zyrtarët në Kiev dhe autoritetet pro-ruse në rajon.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…