POLITIKE

Detaje – Arsyet pse Rifat Latifi dha dorëheqje

14 shtatori do të ishte dita kur Rifat Latifi do e kuptonte përfundimisht se është kurthuar në një eksperiment qeverisës brutalitetin e të cilit do ta ndjente më shumë se asnjëherë në momentin kur këshilli që tashmë udhëhiqte Albin Kurti vendosi të ndërmarr disa masa diskriminuese në raport me punëtorët shëndetësorë.

Për shkak të problemeve të mëdha në sistemin shëndetësor, Kosovës i duhet një ministër që edhe gjumin e bën diku në kthinat e shumta të pa-rinovuara të Qendrës Klinike Universitare, por kryeministri, Albin Kurti, vendosi ta bëjë ministër dikë që kryesisht nuk flinte as në Kosovë.

Për shkak të angazhimeve të tij, Rifat Latifi, qysh nga emërimi para 11 muajve e deri këtë të enjte kur dorëzoi dorëheqjen, ishte një turist i interesuar për shëndetësinë, por pa fajin e tij.

Kur ishte ftuar ta merrte detyrën, ai kishte prezantuar këtë nevojë të udhëtimeve të tij të shpeshta dhe Kurti kishte pranuar.

Për ata që e përcjellin shëndetësinë, dorëheqja ishte çështje kohe.

Kryeministri nuk ishte treguar i sinqertë me ofertën e tij për ministrin e ri. Ai u emërua, por asnjëherë s’iu dorëzua autoriteti real.

Persona të rëndësishëm brenda ministrisë nga Vetëvendosje – mbetje të Arben Vitisë – nuk e pranuan asnjëherë Latifin. Çfarëdo nisem e tij vullnetmirë do ta kishte destinacion dështimin, meqë ajo duhej të kalonte nëpër hallka pushteti brenda ministrisë që kishin pezmatim me të.

Kryeministri këtë jo vetëm që e dinte, ai edhe e miratonte.

Të mërkurën e 14 shtatorit, kur edhe vendosi ta poshtërojë publikisht ministrin e tij dhe njoftoi formimin e komisionit ekzekutiv për shëndetësi, të cilin vetë do ta udhëhiqte, tha edhe se “qasja e fragmentuar nuk është treguar efikase”.

“Prandaj, sot jemi para një situate që na kërkon veprim urgjent, ekspeditiv dhe me qasje të integruar shumë sektoriale”.

14 shtatori do të ishte dita kur Latifi do e kuptonte përfundimisht se është kurthuar në një eksperiment qeverisës brutalitetin e të cilit do ta ndjente më shumë se asnjëherë në momentin kur këshilli që tashmë udhëhiqte Kurti vendosi të ndërmarr disa masa diskriminuese në raport me punëtorët shëndetësorë.

Kështu nëse asgjë tjetër do ndryshonte diskursi rreth problemeve në shëndetësi dhe më e rëndësishme fajtori. Nëse gjendja do të vazhdonte të mbetje e njëjtë, fajtor nuk do të ishte qeveria për mos-efikasitet në politika, por punëtorët shëndetësorë për jo profesionalizëm e dembeli.

Kurti përmes levave kishte kërkuar të hartoheshin disa urdhëresa të cilat nga Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë në QKUK konsideroheshin diskriminuese për “infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë në QKUK”.

Disa nga këto rregulla ishin edhe kontrollimi i punëtorëve shëndetësorë përmes pajisjeve teknologjike me pretendimet se deri tani është abuzuar me pauzat dhe oraret e punës. Tjetër urdhëresë absurde ishte që “infermieri të shkruhet në hyrje/dalje nga dhoma e pacientit”. Një tjetër ishte që të jenë infermierët ata që “bëjnë evidentimin e frekuentimit të palëve civile nëpër klinikë”, pra të shndërroheshin në rojtarë të klinikave.

Kërkesa të tilla alarmuan stafin e QKUK-së dhe për këtë të enjte u njoftua protestim me mundësinë që të futen edhe në grevë. Urdhëresat absurde i kishin penguar edhe ministrit Latifi, prandaj, ende pa filluar protesta, kryetarja e shoqatës sindikale, Tevide Imeri, zhvilloi takime ministrin.

Ai në takim u zotua për rishqyrtimin e urdhëresave diskriminuese dhe ndaloi protestën e punëtorëve shëndetësorë.

Disa orë më vonë, Latifi kishte kuptuar se atë që ka premtuar s’e mban dot. Urdhëresat ishin vendosur nga ministri real, Albin Kurti.

Prandaj, po këtë ditë, këtë të enjte të 6 tetorit, Latifi i shkruan Kurtit se “me zhgënjim të thellë…  po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen tim”.

Kështu Latifi arriti të shpëtojë vetën përfundimisht nga kjo qeveri, por jo edhe shëndetësinë, ashtu siç kishte premtuar në emërimin e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

59 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

24 orë ago