Shërben si vaskë apo koritë e ujit. Përdoret për çezmën publike përballë xhamisë së fshatit Topliçan të Lipjanit. Për disa dekada ka këtë funksion pranë kroit, që sipas gdhendjes në çimento u rregullua si çezmë në vitet ’90 të shekullit të kaluar. Por vaska e gurtë, ku të martën pinin ujë disa lopë të fshatit, rreth 1600 vjet më parë kishte krejt tjetër funksion. Shërbente si kapak a mbulojë e një sarkofagu, ku zinin vend mbetjet mortore të një njeriu të këtyre anëve.
Sipas të dhënave preliminare, duhet të datojë që nga shekujt III-IV. Kjo pjesë e sarkofagut apo arkë-mortit antik ishte parë nga historiani Avni Bajrami, i cili jeton në Lipjan. Atij i kishte rënë në sy gjatë vizitës që po bënte te miqtë në fshatin Topliçan, nja pesë kilometra në jug të Lipjanit .
Banorët e kishin zhvendosur përkohësisht, pasi po rinovonin çezmën para rreth dy muajsh. Bajrami pasi i kishte shkrepur disa fotografi, kishte njoftuar Institutin Arkeologjik të Kosovës. Të shoqëruar nga Bajrami, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha dhe arkeologu, Milot Berisha, kanë vizituar hapësirën. Pas rinovimit të çezmës banorët kapakun e sarkofagut antik e kanë kthyer prapë në vend për ta përdorur si koritë uji.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…