Policia e Kosovës në një konferencë për media ka bërë të ditur se gjatë një aksioni policor në Podujevë janë konfiskuar 91 kilogramë lëndë narkotike të llojit marihuanë.
Major Reshat Murseli, tha në konferencë se aksioni është koduar me emrin “Kamera”, teksa i njëjti aksion është zhvilluar pas hetimeve të ndërmarra disa muaj, i koordinuar me Prokurorinë e Prizrenit dhe me Prokurorinë e Prishtinës.
Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë, shkruan Reporteri.net.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjatë aksionit, një i dyshuar, me veturë ka goditur një hetues policor, i cili ka pësuar me lëndime të lehta trupore.
Përveç lëndëve narkotike, janë konfiskuar edhe katër vetura dhe një sasi e konsiderueshme parashë.
Sipas policisë, droga dyshohet se ka origjinën nga Shqipëria me destinacion në vendet fqinje dhe ka pasur destinim final vendet e BE-së.
“Në kontroll të veturës policia ka gjetur 34 paketime marihuanë 91 kilogram dhe është arrestuar një i dyshuar.
Është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Policia është në kërkim të edhe tre të dyshuarve të tjerë.
Përveç narkotikëve është konfiskuar edhe 4 vetura dhe sasi e parave në vlerë mbi 650 euro.
Droga dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria me destinacion në vendet fqinje dhe ka pasur destinim final vendet e BE-së”, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës në konferencën për media.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…