FOTO&VIDEO

Kapen në Jarinje me sprej dhe 900 pamflete nacionaliste, një i dyshuar nën hetim

Një rast është evidentuar në orët e para të mëngjesit në pikëkalimin kufitar Jarinje, ku policia ka ndaluar një automjet dhe ka zbuluar materiale të dyshimta brenda tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, gjatë kontrollit të një veture VW Sharan me targa BG2476-DD, në vijën e dytë të hyrjes.

Siç mëson Sinjali, gjatë kontrollit në automjet është gjetur një sprej, si dhe rreth 900 pamflete me përmbajtje nacionaliste.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

Personi i dyshuar Dusan Bisevac (21 vjeç), së bashku me personat e tjerë që ndodheshin në automjet, janë shoqëruar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë të Veriut për procedura të mëtejme hetimore.

Me autorizim të prokurores së shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago