Është më vënë më në fund në pranga një i ri kosovar, legjendë grabitjesh e veprash të tjera penale.
Fjala është për Riad Sopjani, 20 vjeç, banues në Prishtinë, i dënuar më parë në Kosovë, për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore.
Ky person ishte shpallur dhe në kërkim ndërkombëtar nga ILECU Kosovë, pasi është i kërkuar në Kosovë dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Po ashtu personi në fjalë, është arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, në tetor 2020.
Njoftimi i policisë:
Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Arratia”. Operacioni nga DVP Durrës, Interpol Tirana dhe FAST Albania, në bashkëpunim me ILECU Kosovë.
Kapet dhe vihet në pranga një 20-vjeçar, i dënuar për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore, i arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, në tetor 2020.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim nga Kosova, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, FAST Albania dhe ILECU Kosovë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Arratia”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, i shtetasit Riad Sopjani, 20 vjeç, banues në Prishtinë, i dënuar më parë në Kosovë, për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku ai strehohej në Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ILECU Kosovë, pasi është i kërkuar në nivel vendor në Kosovë dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ky shtetas është arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, në tetor 2020.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.