FOTO&VIDEO

Kapet snajperistja serbe në Ukrainë, ishte endur disa herë nëpër Kosovë

Ushtria e Ukrainës tha se e ka kapur snajperisten serbe, Danijela Lazoviq, e njohur me emrin e luftës Bagira. Siç shkruan gazeta kroate Dnevnik, serbja luftonte për Rusinë që nga viti 2014.

Në faqen e ushtrisë ukrainase në Facebook shkruhet se snajperistja serbe, Bagira ishte përgjegjëse për vrasjen e të paktën 40 personave.

Mediumi kroat “24sata.hr” raporton se snajperistja serbe u kap nga forcat ukrainase pasi u plagos. Sipas njoftimit të autoriteteve ukrainase, bashkëluftëtarët e lanë të plagosur në fushën e betejës.

Bashkë me publikimin e fotos së saj, autoritetet ukrainase kanë bashkangjitur edhe një librezë ushtarake të saj me emrin Irina Starikova dhe ku shkruhej se ajo ka lindur në Donetsk. Mediat ukrainase, duke iu referuar raportimeve të mëhershme të mediave serbe, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për serben Danijela Lazoviq, përcjell Gazeta Express.

Bagira është një grua 32-vjeçare nga Gornji Milanovac. Ajo luante hendboll dhe para moshës madhore shkoi në një manastir. Ajo në atë kohë shkonte shpesh në Kosovë, por më vonë doli se arsyeja ishte pazari i drogës, gjë për të cilën e ka vuajtur dënimin me burgim, shkruan Dnevnik.

Autoritetet ukrainase po ashtu kanë deklaruar se snajperisten serbe në Ukrainë e ka sjellë Dejan Beriq, ushtari i njohur serb, i cili po ashtu lufton për Rusinë. Siç shkruan “24sata.hr”, Dejan Beriq mori pjesë në luftërat e Serbisë në Ballkan dhe se tani shërben si ndërlidhës për koordinimin mes njësiteve vullnetare pro-ruse në Ukrainë.

Serbja më herët ishte shfaqur edhe në intervista propagandistike në portalet ruse nën kontrollin e oligarkut Yevgeny Prigogine, i njohur ndryshe si “Kuzhinieri i Putinit”. Ajo besohet të jetë figura kryesore në operacionet kriminale të Kremlinit jashtë vendit, shkruajnë mediat kroate.

Një informacion për vdekjen e Bagiras në një konflikt me forcat e sigurisë ukrainase në afërsi të Gorolovka u publikua në qershor 2016, por rezultoi se ishte dezinformatë. Sipas informacioneve të mediave kroate, ajo prej disa vitesh jeton në Rusi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

11 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago